Pandemia nuk ka ndalur turistë të huaj të vizitojnë bukuritë e Kosovës.
Një nga këto është kampi i Prizrenit. Edhe para se të bëhet hapja qytetarët dhe turistë të huaj veçse kanë filluar të shfrytëzojnë hapësirën, për shkak se natyra dhe ajri janë të përkryera.
Sherif nga Egjipti, dhe Kloi nga Franca, janë një çift që po shijojnë pushimin e tyre në kampin e Prizrenit, atraksioni më i ri turistik.
“Kemi ardhur dje, herët, nuk kemi ditur për këtë vend, por kemi dëgjuar nga udhëtarë të tjerë. Ata thonë se është shumë mirë, është afër qytetit. Kështu erdhëm, dhe po na pëlqen shumë. Mund të luajmë, mund të marrim biçikletën për në qytet”, është shprehur egjiptiani.
Ata po qëndrojnë për herë të parë në Kosovë, dhe thonë se do të vizitojnë edhe vende të tjera të Ballkanit.
“Është shumë mirë. Besojmë se do të rrimë edhe një natë më shumë. Zakonisht rrimë një natë gjatë udhëtimit. Jemi duke udhëtuar në të gjithë Evropën dhe Ballkanin”, thotë francezja.
Hapësira e krijuar për kamping, në tenda apo edhe auto-kampe në Prizren po sjellë shumë vizitorë.
“Pavarësisht koronës është shumë mirë të jesh jashtë, të takosh njerëz, të udhëtosh. Sheh njerëz jashtë, që po shijojnë verën”, thotë Sherif.
Në Komunën e Prizrenit thonë se pandemia ka ndikuar në zvogëlimin e numrit të turistëve, por pavarësisht kësaj, gjatë vikendeve shumë qytetarë shfrytëzojnë këto hapësira për piknik apo pushime.
Drejtoreshë në Drejtorinë e Turizmit dhe Zhvillimit Ekonomik, Sevil Kazaz, thotë për arbresh.info se projekti ka filluar të implementohet vitin e kaluar, dhe ka qenë i përfshirë në Strategjinë e Turizmit.
“Kemi krijua edhe tualete dhe hapësirë rekreative për fëmijë dhe të rritur. Hapësira është pa pagesë, dhe ende nuk është finalizuar ky projekt. Për fazën e dytë do të ofrohet edhe dush kabina, hyrja po ashtu do të rregullohet”, thotë Kazazi.
Sipas Kazazit ky është projekti i parë në Kosovë i këtij lloji për turistë me auto-kamp për të zhvilluar turizmin malor.
“Pandemia ka mbyllur qytetarët nëpër shtëpi, por tani kanë filluar të shfrytëzojnë këto hapësira, por më shumë gjatë vikendit e shfrytëzojnë për piknik. Prizreni vazhdimisht ka turistë, por pandemia ka ndikuar në zvogëlimin e turistëve”, thotë Kazazi.
Prizreni është qytet që ka shumë vlera të trashëgimisë kulturore dhe natyrore. Këto arsye sjellin turistë gjatë gjithë vitit, pro pandemia ka ndikuar edhe në mënyrën e organizimit të një numri të madh edhe të festivaleve që mbahen në Prizren, duke zvogëluar prezencën e turistëve në krahasim me vitet e kaluara./A.Begolli/arbresh.info/
Fillon fushata “16 ditët e aktivizmit kundër dhunës me...
Rutte flet me Erdoganin për situatën e sigurisë në Kosovë
Vera e ardhshme pritet ta gjej në skuadër të re Fisnik Aslla...
Programi “ALBAdapt”, Kumbaro: Kapitull i ri, përgatit Shqipë...
Lëkundje të forta tërmeti në Turqi
Haradinaj thërret konferencë për media nesër, s’dihet arsyej...