Qendra e Mjekësisë Familjare në Kijevë të Malishevës është mbyllur sot përkohësisht për shkak se disa punëtorë shëndetësorë kanë rezultuar pozitivë me COVID-19.
Këtë e ka bërë të ditur Komuna e Malishevës përmes një njoftimi për media.
Sipas njoftimit, rezultatet e punëtorëve shëndetësorë janë konfirmuar nga IKSHPK. Punëtorët shëndetësorë ndërkaq bëhet e ditur se tani e disa ditë kanë qenë në vetizolim.
“Mirëpo për shkak të sigurisë është sugjeruar mbyllja e QMF-së, derisa të përfundoj testimi i punëtorëve tjerë shëndetësorë dhe të krijohen kushte për kryerjen e shërbimeve shëndetësore. Shtabi Komunal për Menaxhimin e Situatës me COVID-19 në Malishevë, kërkon nga të gjithë qytetarët e kësaj ane, që për disa ditë, shërbimet shëndetësore ti kryejnë në QKMF në Malishevë”, thuhet në njoftim.
Zelensky: Dy civilë u vranë në Sumy nga një sulm rus
Muja: Opozita bën propagandë ndaj Qeverisë Kurti për kontrat...
Netanyahu i kërkon kabinetit të tij ta pranojë marrëveshjen ...
Abdixhiku falënderon qytetarët për mbështetjen: Prezenca jua...
Atletico bindëse pas pjesës së parë, Milani në baraspeshë
Sinani i bashkohet thirrjes së Kamberit për vendosjen e flam...