Në ditën e tretë të proçesit që Johnny Depp ka hapur kundër tabloidit britanik ‘The Sun”, Amber Heard ka pranuar për herë të parë që edhe ajo e ka goditur aktorin, por për tu vetëmbrojtur.
Modelja dhe artisjta ka deklaruar se ka reaguar në këtë mënyrë për të mbrojtuar veten dhe motrën e saj të vogël Whitney.Heard e ka akuzuar që ai e ka goditur me grushte, shkelma, goditje në kokë dhe i ka nxirë syrin, duke bërë të ndjehej si një e burgosur. Një nga episodet më të rënda ka ndodhur gjatë një fundjave të gjatë në Australi, ku ish bashkëshorti i ka gjuajtur me shishe.
Nën presionin e avokatëve të palës tjetër Amber pranoi që e ka goditur edhe ajo me shishe Johnny, një episod që deri tani e kishte mohuar. Ajo ka vepruar në këtë mënyrë për tu vetmbojtur me frikën që Depp mund ta ‘hidhte nga shkallët siç kishte bërë më parë me Kate Moss’, një informacion sipas saj i marrë nga dy burime anonime./lapsi/
LDK: Qëndrojmë të bashkuar me popullin turk
Trepça pëson humbje në grupet e FIBA Europe Cup
Haradinaj mesazh komunitetit shqiptar në Amerikë: Kosova ka ...
Abdixhiku nga Rahoveci: Momenti për ndryshim është afër
Në 13 vite emigruan 550 mijë të rinj italianë, gjysma e të c...
Fero tregon si e zgjodhi rastin me vajzën e tij