Skuadra e Real Madrid planifikon të jetë shumë aktive në merkato.
‘Los Blancos’, si gjithmonë, duan të jenë në mesin e skuadrave më aktive kur merkatoja e verës të hapet.
Por, kësaj radhe, Real Madird janë të interesuar që të shesin disa lojtarë dhe jo të afrojnë emra të mëdhenj.
Sipas raportimeve të ‘Marca’, Real Madrid synon që të mbledh 180 milionë euro gjatë kësaj merkatoje, transmeton lajmi.net.
Deri më tani, Real ka shitur lojtarë si Javi Sanchez e Achraf Hakimi.
‘Los Blancos’ synojnë të ndajnë rrugët edhe me emra si James Rodriguez, Gareth Bale e Luka Jovic.
Mbetet të shihet nëse në zyrat e klubit mbretëror do të arrijnë oferta për treshen e lartpërmendur.
Kurti në takim me Kasanof: Me SHBA-në ndajmë vlera dhe qëlli...
Shtyhet sërish hyrja në fuqi e rregullave të reja të hyrjes ...
Republikanët dhe demokratët, masa paraprake për të shmangur ...
Gjermania, 93.39 milionë euro Shqipërisë
Bislimi pas takimit me Lajçakun: Folëm për rrugën e zbatimit...
Haxhiu: Ne kemi bërë hapa të rëndësishëm drejt ofrimit të ku...