Covid-19 në Kosovë, 2902 raste aktive, 164 të vdekur dhe 316 pacientë të hospitalizuar

23:55 | 24 Korrik 2020
Arditë Shkodra

Gjatë 24 orëve të fundit në Kosovë janë regjistruar edhe 213 raste të reja pozitive me koronavirus.

Në Laboratorin e Mikrobiologjisë Molekulare në IKSHPK me metodën RT-PCR, janë testuar gjithsej 494 mostra të marra nga ShSKUK dhe gjurmimi i kontakteve të rasteve në terren prej të cilëve kanë rezultuar pozitive, shkruan lajmi.net.

Kështu numri total i rasteve pozitive në Kosovë është 6680, prej tyre 164 që kanë përfunduar me vdekje.

Gjatë 24 orëshit të fundit në Kosovë gjithashtu janë shëruar edhe 109 pacientë, duke e dërguar numrin e pacientëve të shëruar në 3614.

Së këndejmi, numri i rasteve aktive me koronavirus në Kosovë është 2902.

Prishtina është qyteti me më së shumti të infektuar me koronavirus me mbi 1300 raste aktive.

Sipas raportit të sotëm të Shërbimit Spitalor dhe Klinik Universitar të Kosovës në Klinkën Infektive dhe Klinikat e tjera të QKUK-së, përfshirë edhe Spitalet Rajonale janë duke u trajtuar 316 pacientë të konfirmuar me koronavirus.

 

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme