Google ADS

Frank de Boer ndanë rrugën me Atlanta

22:03 | 24 Korrik 2020
Arditë Shkodra

Frank de Boer i ka dhënë fund aventurës me skuadrën e Atlanta.

Trajneri holandez, De Boer, është larguar nga Atlanta pas vetëm një sezoni në krye të skuadrës, transmeton lajmi.net.

Pas rifillimit të sezonit, skuadra e De Boer ka një ecuri pa shënuar gol dhe kjo ka bërë që besimi në De Boer të minimizohet.

Kështu, me marrëveshjen e dy palëve, pra skuadrës dhe trajnerit, holandezi i ka dhënë fund rrugëtimit të tij.

Lajmin për largimin e trajnerit e ka konfirmuar edhe skuadra e Atlanta United, përmes faqes zyrtare.

De Boer bashkohej me Atlanta para sezonit 2019, duke zëvendësuar Tata Martinon.

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme