Google ADS

Protestuan kundër Netanyahut, arrestohen 55 persona

21:53 | 24 Korrik 2020
Arbresh.info

Policia e Izraelit bëri të ditur sot se ka arrestuar 55 izraelitë të cilët protestuan pranë rezidencës së kryeministrit Benjamin Netanyahu në Kudsin Perëndimor nën okupim, transmeton Anadolu Agency (AA).

Në një deklaratë, policia tha se arrestoi protestuesit të enjten me akuzën se shkaktuan shqetësimin e publikut si dhe për sulmin ndaj policëve dhe protestuesve të tjerë.

Mijëra izraelitë organizuan protesta masive përpara rezidencës së Netanyahut duke kërkuar dorëheqjen e tij për atë që thonë sjelljen e gabuar të tij për krizën e koronavirusit të ri (COVID-19) si dhe rastet e korrupsionit ndaj tij.

Deklarata e policisë thekson se shumica e protestuesve u larguan nga “Sheshi i Parisit” pas përfundimit të protestës, por disa prej tyre mbetën në shesh afër rezidencës së kryeministrit.

Më tej thuhet se policia shpërndau protestuesit në mënyrë që të vendos rendin publik.

Protestat filluan muajin e kaluar në të cilat kërkohej dorëheqja e Netanyahut për akuzat e korrupsionit. Policia ka arrestuar rreth 100 protestues gjatë dy javëve të fundit.

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme