Deputetët e VV-së mezi po lexojnë fjalimet e tyre në Kuvend: Brenda pak sekondave bëjnë disa gabime (VIDEO)

20:32 | 24 Korrik 2020
Arbresh.info

Dy deputetët e Lëvizjes Vetëvendosje, Fjolla Ujkani dhe Jahja Kokaj, mezi kanë lexuar fjalimet e tyre në seancën që po mbahet sot në lidhje me dialogun me Serbinë.

Sot në Kuvendin e Kosovës po mbahet seancë, ku kryeministri Avdullah Hoti po raporton për dialogun me Serbinë.

Në fjalën e tyre dy deputetë të Vetëvendosjes kanë pasur probleme në lexim dhe mezi i kanë dalë në fund fjalimeve të tyre, të cilat i kanë pasur të shkruar në letër.

Deputetja më e re e Kuvendit që vjen nga partia e Albin Kurtit, Fjolla Ujkani gabon brenda 20 sekonda disa herë në fjalimin e saj të cilin po e lexonte nga letra.

Gabime në lexime ka edhe bashkë-partiaku i saj, i cili është deputeti më i vjetër në Kuvend, Jahja Kokaj, që nuk ia lë lehtë.

Më poshtë keni videon e shkëputur nga seanca e Kuvendit.

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme