Google ADS

Koulibaly sinjalizon gjigantët e Premierligës, nuk premton qëndrimin te Napoli

20:00 | 24 Korrik 2020
Arditë Shkodra

Kalidou Koulibaly mund të transferohet në Premierligë.

Qendërmbrojtësi i Napoli, Koulibaly, tash e disa kohë vazhdon të jetë në mesin e më të kërkuarve në merkato.

Senegalezi aktualisht është pjesë e Napoli, por së fundmi ka thënë se nuk premton qëndrimin në ‘San Paolo’.

“Do të doja të qëndroja te Napoli për jetë, por unë nuk mund të bëj premtime”, ka thënë Koulibaly, transmeton lajmi.net.

“Jam pjesë e projektit dhe në fund të sezonit do të flas me drejtorët. Tani, mendja ime qëndron 100% në fushë”, shtoi senegalezi.

Në garë për shërbimet e Koulibaly janë skuadra e Liverpool dhe ajo e Manchester City.

Të ngjashme