Google ADS

Avdullah Hoti: Dialogu po zhvillohet në koordinim të plotë me SHBA-të

19:58 | 24 Korrik 2020
Arditë Shkodra

Kryeministri Avdullah Hoti thotë se dialogu po zhvillohet në Bruksel në koordinim të plotë me Shtetet e Bashkuara të Amerikës.

“Ky proces i dialogut po zhvillohet në koordinim të plotë me SHBA-të. Nëse do detaje të tjera unë vi në Grupin e juaj Parlamentar”, ju përgjigj Hoti, Memli Krasniqit të PDK’së i cili tha se nuk i besojnë një dialogu pa prezencën e SHBA-ve.

“Çfarë raporti ke me Amerikën se na kanë lënë vetë. Ku janë amerikanët që s’po i shohim. Një kryeministër që se ka mbështetjen e koalicionit e le më të opozitës plus pa përkrahjen e SHBA’së”, tha Krasniqi.

Komentet u bënë në seancën e Kuvendit të Kosovës ku kryeministri Avdullah Hoti po raporton lidhur me dialogun me Serbinë.

Lexo edhe:

Memli Krasniqi: PDK nuk beson në dialog pa prezencën e SHBA-ve

Të ngjashme