Deputetja e AAK-së dhe kryetarja e Komisionit Parlamentar për Shëndetësi dhe Mirëqenie Sociale, Albena Reshitaj, ka shkruar nga karantina, për çështjen e pensionistëve kontributdhënës, që sot u diskutua edhe në Kuvendin e Kosovës.
Ajo ka treguar se sot ka ndjekur me vëmendje debatin në Kuvendin e Kosovës.
“Ndonëse nga izolimi ne shtëpi e jo nga Kuvendi ku do të duhej të isha, sot kam ndjekur me vëmendje debatin parlamentar në lidhje me të drejtat e pensionistëve kontribut pagues. Në cilësinë e Kryetares se Komisionit Paralmentar për Shëndetësi dhe Mireqenie Sociale që nga marrja e mandatit në këtë legjislaturë kam takuar disa herë shoqata të pensionistëve, ku me kanë informuar për problemet dhe padrejtesitë qe janë bërë ndaj tyre nga pas lufta e këndej”, ka thënë ajo përmes një postimi në rrjetin social Facebook.
Ajo ka përkrahur diskutimet e sotme në Kuvendin e Kosovës lidhur me këtë çështje, duke shprehur miratimin e saj për inicimin e plotësim ndryshimit të Ligjit për Skemat Pensionale.
“Dua të shpreh përkrahjen time pēr diskutimet në lidhje me këtë temē sot në Kuvend dhe njëkohësisht jam e lumtur që Qeveria paska inicuar plotesim ndryshimin e ligjit per skemat pensionale të financuara nga shteti meqë rast do të eliminohen padrejtësitë ndaj pensionistëve kontribut pagues. Dua të besoj se kēto diskutime si nga deputetet e në veçanti nga Qeveria të mos mbeten vetëm në nivel të debatit parlamentar, por të votohen kur të vijnë në parlament. Si komision paralmentar mbikëqyrës i zhvillimeve të Ministrisë së Punës dhe Mirëqenies Sociale, presim qē sa më parë tē kemi për shqyrtim këtë nismë ligjore te iniciuar nga Qeveria. Më në fund një lajm i mirë për pensionistët e shteti tonë”./arbresh.info/
Postimi i saj i plotë:
Ndonëse nga izolimi ne shtëpi e jo nga Kuvendi ku do të duhej të isha, sot kam ndjekur me vëmendje debatin parlamentar në lidhje me të drejtat e pensionistëve kontribut pagues.
Në cilësinë e Kryetares se Komisionit Paralmentar për Shëndetësi dhe Mireqenie Sociale që nga marrja e mandatit në këtë legjislaturë kam takuar disa herë shoqata të pensionistëve, ku me kanë informuar për problemet dhe padrejtesitë qe janë bërë ndaj tyre nga pas lufta e këndej.
Dua të shpreh përkrahjen time pēr diskutimet në lidhje me këtë temē sot në Kuvend dhe njëkohësisht jam e lumtur që Qeveria paska inicuar plotesim ndryshimin e ligjit per skemat pensionale të financuara nga shteti meqë rast do të eleminohen padrjetësitë ndaj pensionistëve kontribut pagues.
Dua tē besoj se kēto diskutime si nga deputetet e në veçanti nga Qeveria të mos mbeten vetëm nē nivel të debatit parlamentar, por të votohen kur të vijnë në parlament.
Si komision paralmentar mbikëqyrës i zhvillimeve të Ministrisë së Punës dhe Mirëqenies Sociale, presim qē sa më parë tē kemi për shqyrtim këtë nismë ligjore te inicuar nga Qeveria.
Mē në fund njē lajm i mirë pēr pensionistët e shteti tonë.
Hamza: Gjithçka është shtrenjtuar, unë do t’i rris pagat dhe...
Përfshihet nga zjarri një veturë në Prishtinë, policia jep d...
Mori një goditje të fortë në fytyrë nga kundërshtari, dalin ...
BBVA4 nis të shtunën, mesazhi i Sara Hoxhës: Kemi sakrifikua...
Nesër seanca e përbashkët plenare, deputetët shqiptarë dhe k...
Ledri Vula lanson këngën e re “Oj oj oj”