Mike Tyson dhe Roy Jones JR kanë zyrtarizuar duelin mes tyre.
Ikona e boksit, Tyson, do t’i rikthehet ringut të boksit në moshën 54 vjeçare, për duelin me Roy Jones JR.
Dueli mes këtyre dy boksierëve do të zhvillohet më 12 shtator, në Los Angeles, kurse për duelin janë caktuar rregulla speciale, transmeton lajmi.net.
Një nga rregullat thotë se në momentin e parë që një nga boksierët pëson të çarë në fytyrë, dueli ndërpritet.
Nuk do të ketë fitues në duel, pasi nuk do të ketë juri që mbanë rezultatet.
Teknikisht, fituesi mund të ‘mësohet’ vetëm nëse ndonjëri nokauton tjetrin, ose ndonjëri boksier dorëzon meçin.
Parë nga rregullat, dueli mes Mike Tyson dhe Roy Jones JR do të bëhet vetëm për të mbushur arkat me para.
Rrahmani jep një mesazh të fortë në konferencë për media pas...
Skandal pas skandali në Rumani/ Tentohet të sulmohet Edon Zh...
Bajram Shala: Pati edhe racizëm dhe sjellje racore, hera e d...
Futbollistët dardan nuk kthehen në fushë, gjqytari e mbyll n...
Gjyqtari kryesorë u jep ultimatum futbollistëve dardan tR...
Ky është parashikimi i motit për vikend