Google ADS

Sane: Largimi nga Man City nuk paraqet humbje të motivimit

17:46 | 24 Korrik 2020
Arditë Shkodra

Leroy Sane ka folur edhe një herë për transferimin e tij te Bayern Munich.

Largimi i Leroy Sane nga Manchester City drejt Bayern Munich mund të jetë edhe lëvizja më e madhe e merkatos së verës.

Anësori gjerman zgjodhi rikthimin në Bundesliga, pas një aventure të gjatë me ‘Citizens’.

Lëvizja është komentuar si humbje e motivimit të lojtarit dhe ‘mungesë urie’, por këto i ka hedhur poshtë vet Sane.

“Nuk kishte të bënte asgjë me Man City apo me atë se po fitonim çdo gjë dhe po humbja motivimin”, ka thënë Sane, transmeton lajmi.net.

“Kishte të bënte me mua personalisht. Kisha një ndjesi dhe mora këtë vendim”, ka shtuar gjermani.

Sane mund të kalonte te Bayern edhe gjatë janarit, por lojtari pësoi një lëndim dhe u pengua nga ky dëmtim për pjesën më të madhe të këtij sezoni.

Mbetet të shihet se si do të bëjë ai te Bayern Munich në sezonin 2020/21. /

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme