Në bazë vjetore, në komunikacionin vendor dhe ndërkombëtar, numri i udhëtarëve nëpër aeroporte pritet të jetë më i ulët për 50.4 përqind në vitin 2020 në krahasim me vitin 2019, tha drejtori i Agjencisë së Aviacionit Civil, Tomisllav Tuntev.
Ai theksoi se ndikimi i pandemisë së coronavirusit në transportin ajror global është i pashembullt në historinë e tij 100-vjeçare të zhvillimit. Komunikacioni ajror tregtar i udhëtarëve është më i prekur direkt nga kriza globale e shëndetit. Aeroportet në të gjithë botën kanë rënie prej 28.4 përqind të numrit të mbërritjeve dhe nisjeve për tremujorin e parë të këtij viti, që është e barabartë me një ulje prej 612 milion udhëtar në vlerë absolute.
Tuntev citon vlerësime nga Organizata Ndërkombëtare e Aviacionit Civil (ICAO) se deri në fund të vitit, ndikimi i Covid-19 në komunikacionin e planifikuar ndërkombëtar ajror mund të ulet deri në 63 përqind të kapacitetit të ulëseve të avionëve, që do të thotë 1.5 miliardë më pak udhëtarë në nivel global. Linjat ajrore po përballen me një humbje të mundshme të të ardhurave totale prej rreth 314 miliardë dollarë këtë vit, ndërsa aeroportet rreth 100 miliardë dollarë.
Rritet çmimi i gazit dhe elektricitetit në Britani/ Inflacio...
Droni i policisë iu heq nga duart shqiptarëve 2.8 milionë pa...
Riker: Mbyllni procesin e dialogut dhe zgjidhni problemet
Përhapja e fenomenit të bullizmit në shkolla
Një i lënduar në aksidentin që ndodhi në pjesën e autostradë...
Policia del me njoftim për aksidentet e ndodhura për shkak t...