Ish deputeti i Kuvendit të Kosovës, Labinot Tahiri iu ka bërë thirrje sot policëve që të mos i dënojnë qytetarët që nuk mbajnë maska. Madje, bartjen e maskave ai e ka quajtur vendim tepër fëmijëror dhe nënçmues për banorët e vendit.
Përmes një postimi në llogarinë e tij në Facebook, Labi u është drejtuar policëve duke iu thënë që të mos i gjunjëzojnë qytetarët në mungesë të maskave, meqenëse sipas tij është shenjë e keqe.
“E di që ju duheni ti përfillni masat e qeverisê, por mendojeni edhe vetë këtë urdhër, se është tepër i padrejtë”, ka shkruar Tahiri.
E për këtë apel, Labi mund edhe të dënohet. Bazuar në Nenin 403 të Kodit Penal të Republikës së Kosovës, kushdo që thërret të tjerët për mosbindje ndaj vendimeve apo masave të ligjshme të nxjerra nga organi apo zyrtari kompetent, dënohet me burgim deri në tre vjet.
Ndërkohë, nëse vepra penale rezulton me vështirësi të mëdha apo pamundësi të zbatimit të vendimit, kyesi dënohet me burgim prej gjashtë muaj deri në pesë vjet.
T’i mbijetosh dimrit me vitaminën D
Tiranë/ Policia operacion kundër lojërave të fatit, kapen di...
OKB: Viti 2024 më vdekjeprurësi për punonjësit e ndihmave hu...
Deklaratat befasuese të Oltës dhe Milaimit rreth afërsisë me...
KEK-u deklaron se performanca e këtij viti është dukshëm më ...
Sara apo Edi: Cili nga këta dy banorë e ngjalli Drilonin në ...