Google ADS

Rita Ora shfaqet tërheqëse e veshur me këmishën transparente rrugëve të Londrës

15:57 | 24 Korrik 2020
A. B.

Këngëtarja Rita Ora rrëmben gjithmonë vëmendjen me paraqitjet e saj atraktive në rrjetet sociale.

Ajo shpesh ndan me ndjekësit imazhe të ndryshme nga përditshmëria e saj apo aktivitetet muzikore, shkruan shkruan DailyMail, transmeton arbresh.info

Dhe Rita Ora u pa në disponim ndërsa la një studio regjistrimi në Londrën Perëndimore.

Krijuesi i hitit “Anywhere”, 29 vjeçare, dukej sportive e veshur me një këmishë të bardhë transparente, teksa mbante në dorë një çantë të markës “Prada”.

Ajo e kombinoi këmishën e saj me një palë tuta të bardha, që i dhanë një pamje edhe më tërheqëse.

Rita kishte vendosur përreth qafës disa aksesorë, teksa mbante edhe një palë syze dielli të bardha.

Kjo paraqitje e saj vjen pas pretendimeve të fundit nga mediat angleze që shkruajnë se ajo ka nisur ‘një lidhje serioze’ me regjisorin Romain Gavras, 39 vjeçar. /arbresh.info/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme