Dr Anthony Fauci, eksperti mëi lartë I sëmundjeve infektive në ShBA, tha se ai nuk ka plan të darkoj jashtë ose të udhëtoj me aeroplan në ketë krizë.
Në një intervistë për Marketwatch, Fauci drejtor I Insitutit Kombëtar të Alergjisë dhe Sëmundjeve Infektive, u pyet për atë që duhet bërë dhe sduhet bërë gjatë kësaj pandemie.
“Unë absolutisht mendoj që ngrënia në ambiente të restauranteve është shumë më e rrezikshme sesa ngrënia në natyrë apo shtëpi”, tha ai. “Edhe nëse shkoni të hani jashtë, mundohuni të uleni në ambiente të jashtme dhe me distancë sociale”, shtoi ai.
“Unë nuk do të shkoja në restaurant në këtë kohë, dhe as nuk do të fluturoja me aeroplan për momentin”, tha Faucci.
Ai gjithashtu theksoi se duke marrë parasysh moshën e tij,r nuk do të udhëtonte për asnjë arsye me aeroplan, pasiqë ekziston një rrezik mjaft I madh sidomos për personat në në moshë të shtyer.
“Unë kaloj gjysmën e ditën në zyre duke tentuar të krijoj një vaksinë dhe ilaç efektive për shërimin e koronavirusit, dhe nuk dua të rrezikohem për asnjë arsye”. /Gazeta Express
Kryetari i LDK-së shpalos portretin e Xhemail Mustafës në pë...
Maqedonci dhe Jashari, po marrin pjesë në Forumin Ndërkombët...
Shefi i NATO-s takohet me Trumpin në Florida
Grenell pritet të emërohet i dërguar special për konfliktin ...
McKee: Nuk pres që ShBA-ja të ndryshojë qasje ndaj Kosovës
Hamza: Buxheti i shtetit duhet të rritet si rezultat i rritj...