Presidenti Thaçi dhe kryeministri Hoti takim koordinues për dialogun dhe luftën kundër pandemisë
Presidenti i Republikës së Kosovës, Hashim Thaçi, sot ka pritur në takim Kryeministrin e Republikës së Kosovës, Avdullah Hoti, me të cilin ka diskutuar për koordinimin ndërinstitucional në kuadër të luftës kundër pandemisë, për procesin e dialogut mes Kosovës dhe Serbisë, si dhe për çështje të tjera që ndërlidhen me zhvillimin ekonomik, reformat dhe pakon ekonomike, raporton Arbresh.info.
Presidenti Thaçi ka thënë se për vendin dhe për shoqërinë është jashtëzakonisht me rëndësi që bashkëpunimi ndërinstitucional të jetë efektiv.
“Diskutuam si ta tejkalojmë sa më mirë, sa më lehtë dhe sa më shpejtë pandeminë, që të respektohen të gjitha rekomandimet e ekspertëve dhe të Institutit Kombëtar të Shëndetësisë. Dhe në këtë drejtim duhet të punojmë të gjithë së bashku, por para së gjithash të kemi një respektim të plotë prej të gjithëve, pa dallim, të masave që rekomandohen prej institutit”, ka thënë presidenti Thaçi.
I pari i vendit përsëriti që e mirëpret emërimin e Skënder Hysenit si Koordinator për Dialogun, ndërkaq theksoi se dialogu assesi nuk guxon të rrëshqasë në nivel teknik.
“Ne duhet të qartësojmë raportin mes shtetit të Kosovës dhe Serbisë, pra të ndodhë njohja reciproke dhe në asnjë rrethanë të mos lejojmë që ky proces të zbresë në nivel teknik, sepse raporti i Kosovë – Serbi është kryekëput politik dhe jo teknik. Në nivel teknik nënkupton status-quo dhe respektim i agjendës së Serbisë”, deklaroi Presidenti i Kosovës.
Hoti: Buxheti 2025 u miratua me dy shkelje ligjore, Zyra e P...
Hoti: Nuk do të lejoj të më njolloset emri, ministri Peci të...
Drenusha-Sarës: E di që vet ia del, nuk ke nevojë për ndihmë...
Inaugurohet fillimi i punimeve për ndërtimin e Parkut Indust...
Dita e Forcës, Ministria e Mbrojtjes dhe FSK të mërkurën org...
Ambasadori izraelit: Marrëveshja për armëpushim me Hezbollah...