Google ADS

Meta takon ambasadorët: I sigurova se do të dekretoj menjëherë ndryshimet e Kodit Zgjedhor

12:05 | 24 Korrik 2020
Arbresh.info

Presidenti i Shqipërisë, Ilir Meta ka pritur sot në takim ambasadorët e Delegacionit të BE, të vendeve anëtare dhe të Mbretërisë së Bashkuar të akredituar në Tiranë.

Ai tha se gjatë takimit ka siguruar ata se do të dekretoj menjëherë ndryshimet e Kodit Zgjedhor në respekt të Marrëveshjes konsensuale të 5 qershorit, shkruan arbresh.info.

Meta tutje tha se ka theksuar rëndësinë e vazhdimit të punës së Këshillit Politik vetëm në frymën e konsensusit dhe gjithëpërfshirjes.

Postimi i plotë:

Kënaqësi të prisja sot Ambasadorët e Delegacionit të BE, të vendeve anëtare dhe të Mbretërisë së Bashkuar të aktedituar në Tiranë.
I sigurova se do të dekretoj menjëherë ndryshimet e Kodit Zgjedhor në respekt të Marrëveshjes konsensuale të 5 qershorit.
Theksova rëndësinë e vazhdimit të punës së Këshillit Politik vetëm në frymën e konsensusit dhe gjithëpërfshirjes.
I njoha me pozicionin tim të qartë se çdo prekje e njëanshme e Kushtetutës do të konsiderohet si akt i papranueshëm që synon të asgjesojë shtetin e së drejtës, demokracinë dhe të ardhmen europiane të Shqipërisë. ????

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme