Google ADS

ORCA: 55 për qind e profesorëve në UP nuk e justifikojnë titullin e tyre akademik

11:48 | 24 Korrik 2020
Arbresh.info

Organizata për Rritjen e Cilësisë në Arsim (ORCA) ka publikuar raportin “Integriteti akademik, publikimi shkencor dhe justifikimi i titujve në Universitetin e Prishtinës.

Në këtë raport u bë e ditur se në vitin 2019 nga 479 profesorë në Universitetin e Prishtinës, 262 apo 55 për qind e tyre nuk e justifikojnë titullin e tyre akademik.

Gramos Buqinca paraqiti faktet e përgjithshme nga raporti, ku tha se ka një përmirësim nga vitet e kaluara.

“Në vitin 2019 nga 479 profesorë në UP, 262 apo 55 për qind e tyre nuk e justifikojnë titullin e tyre akademik. Kjo është një e dhënë shqetësuese, ndonëse paraqet një përmirësim nga viti 2017 kur përqindja e mosjustifikimit të titullit ishte 72 për qind dhe nga viti 2018 kur e njëjta ishte 59 për qind”, tha ai.

“Sa më i lartë titulli akademik aq më e keqe situata. 66 për qind apo rreth 2/3 e profesorëve të rregullt nuk e justifikojnë titullin e tyre akademik, krahasuar me profesorët e asocuar me 60 për qind dhe profesorë asistentë me 40 për qind.  Mos-justifikimi i titullit akademik rritet në proporcion të drejtë më moshën e profesorëve, ku 69 për qind e atyre mbi moshën 50 vjeçare nuk e justifikojnë titullin, krahasuar me 31 për qind të atyre mes moshës 40 dhe 50, dhe 12 për qind të tyre në moshën 40 vjeçare”, tha ai, raporton EO.

Ndër të tjera, Buçinca tha se 39 për qind e profesorëve nuk kanë asnjë publik shkencor të shënuar në CV-në e tyre.

“Janë 532 punime të botuara në revista të dyshimta nga 152 profesorë. Shqetësimi më i madh mbetet fakti se 39 për qind e profesorëve nuk kanë asnjë publik shkencor të shënuar në CV-në e tyre”, u shpreh ai.

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme