Google ADS

Mungesë kuorumi në Kuvend, shtyhet votimi i rezolutës për Telekomin e Kosovës

11:34 | 24 Korrik 2020
Arbresh.info

Mungesa e kuorumit në sallën e Kuvendit të Kosovës ka shtyrë hedhjen në votim të rezolutës nga debati parlamentar për situatën financiare të Telekomit të Kosovës.

Këtë e ka bërë të ditur kryetarja e kuvendit, Vjosa Osmani, shkruan arbresh.info.

Ajo ka bërë të ditur hedhja në votim do të bëhet pas debatit për pensionistë.

“Votimi i propozim rezultues për telekomin do të ndodhë në fund të debatit për pensionistët meqë për momentin nuk kemi kuorum të mjaftueshëm”, ka thënë ajo./arbresh.info/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme