Në Itali po rritet sërish numri i rasteve të reja me COVID-19, e sipas të dhënave të fundit, për herë të parë pas një muaji është rritur për më shumë se 300, kurse në tërë Italinë janë identifikuar vatra të reja.
Sipas mediave italiane, është zbuluar një vatër e re në rajonin Molize ku janë infektuar shtatë persona me prejardhje nga Venezuela, ku pesë prej tyre kishin mbërritur në Kampobaso më 7 korrik.
Disa javë më parë gjysma e rajoneve italiane kanë qenë pa as edhe një rast të ri me COVID-19, derisa dje vetëm Aoste ka qenë pa asnjë pacient të ri të infektuar me coronavirus.
Për herë të parë nga 18 qershori numri i rasteve të reja në baza ditore është rritur në 300. E në mesin e vatrave të reja është Trento, ku janë regjistruar dhjetëra raste të reja, e virusi është identifikuar edhe në një shtëpi të pleqve në Bolonja, ku janë regjistruar 15 raste të reja.
Lombardia vazhdon të jetë rajoni më i goditur në Itali me 81 raste të reja me COVID-19, që i bie të jenë 30 më shumë sesa një ditë më herët, kurse në Lacia numri i rasteve të reja në baza ditore nga 16 sa ishte dikur ka shkuar në 26, ku 12 prej tyre janë “importuar”.
Qeveria italiane planifikon të zgjatë gjendjen e jashtëzakonshme deri më 31 tetor, kurse kryetarët e rajoneve po shqyrtojnë masat e reja për parandalimin e përhapjes së COVID-19, që fillimisht do të mbështeten në ndalet për dalje gjatë natës dhe tubimet.
Në Itali deri më tani me COVID-19 janë infektuar 245.338 persona, prej të cilëve 12.404 janë raste aktive, e 35.092 tjerë kanë humbur jetën si pasojë e këtij virusi. /Telegrafi/
Jaha: Më 9 shkurt LDK-ja do të rikthehet si partia e parë në...
Katër vitamina dhe minerale të nevojshme për çdo shqiptar
“E di që do të na mungoj”, Arioni flet i përlotur pas largim...
Francë/ Teleferiku përplas stacionin e mbërritjes, 8 persona...
Gresa, Sara dhe Ana hamendësojnë për arsyen e daljes së Dian...
Kura kundër kolesterolit dhe dhimbjes së kyçeve, ja si ta pë...