Arrestohen në flagrancë 3 shtetas, për vepra të ndryshme penale në Tiranë.
Në pranga ka rënë një shtetas 20-vjeçar, E. H., 20 vjeç, për veprën penale prodhimi dhe shitja e narkotikëve.
“Shërbimet e Komisariatit të Policisë Nr. 6, në bashkëpunim me Seksionin për Hetimin e Narkotikëve, në vijim të goditjeve të njëpasnjëshme kundër aktivitetit kriminal në fushën e shpërndarjes së lëndëve narkotike, bazuar në informacionet e siguruara në rrugë operative nga burime të ndryshme, goditën një tjetër rast, duke vënë në pranga shtetasin E. H., 20 vjeç, për veprën penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve”, pasi gjatë ndalimit të mjetit me të cilin po qarkullonte, ka hedhur nga xhami i mjetit një sasi lënde narkotike të llojit cannabis sativa dhe një sasi lënde narkotike të llojit kokainë, të cilat u sekuestruan në cilësinë e provës materiale.” – njofton policia.
Policia ka arrestuar në flagrancë i shtetasit T. P., 38 vjeç, sepse në banesë, ka ushtruar dhunë psikologjike ndaj bashkëshortes së tij, duke e kërcënuar me fjalë për jetën.
Specialistët e Qarkullimit Rrugor bënë arrestimin në flagrancë të shtetasit N. B., 57 vjeç, pasi u kap në flagrancë duke drejtuar mjetin në gjendje të dehur, në masën 0.52 mg/l.
Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Tiranë, për veprime të mëtejshme./oranews
Xheneta akuzon Rovenën për fshehjen e gjësendeve të saj
Pushimi i hetimeve ndaj Bujës, Hodaj: Kishte seanca private ...
Abdixhiku: Do të investojmë 500 milionë euro për centralin m...
Chiesa thyen heshtjen pas raportimeve se është i palumtur te...
Pacolli: Këta lloj ministrash janë një rrezik i madh për sho...
Hamza: Diaspora është forca dhe potenciali, me të Kosova mun...