Ish deputeti i BDI-së dhe një herit krahu i djathtë i Ali Ahmetit, Artan Grubi në një intervistë për gazetën Shqip të Shqipërisë ka sqaruar planet e ardhshme pas zgjedhjeve të 15 korrikut ku BDI doli fituese absolute.
Në pytjen nëse Zaev nuk pranon tezën e BDI-së për kryeministër shqiptar, a është e gatshme BDI-ja të negocojë me VMRO-në e Mickopvskit? Grubi ka theksuar BDI nuk do të jetë pjesë e asnjë koalicioni ku do të jetë e “Majta” e Apasievit
“Pjesë e një shumice eventualisht alternative, do të ishte partia “E majta” dhe kjo për ne, është e papranueshme dhe nuk vjen në konsideratë një bashkëpunim me këtë subjekt destruktiv dhe regresiv. Nuk do të lejojmë kthim pas, pa marrë parasysh se a jemi në pozite apo opozitë. Rruga jonë drejt barazisee dhe integrimit ne NATO, e BE nuk guxon të rrezikohet nga askush dhe kjo nuk do të lejohet” thekson Grubi.
Krahu i djathtë i Ahmtit, Artan Grubi gjithashtu ka folur në lidhje me zërat se BDI ka hequr dorë për postin e kryeministrit. Ai thotë se e vërteta është se BDI-së i duhet unifikimi shqiptar për të arritur objektivat kombëtare, e jo “thika pas shpine” duke qëndruar këto parti, ose njëra prej tyre, prapa dere dhe në dispozicion rezervë të partive maqedonase.
Sipas Grubit të gjithë e përkrahin idenë për kryeministrin e parë shqiptar në Maqedoninë e Veriut dhe kjo është e arritshme dhe është në të mirën e vendit.
Ndryshe BDI-ja në zgjedhjet e 15 korrikut fitoi mbi 100 mijë vota shqiptare në mandate 15 deputetë, ASh-ja 12 deputetë BESA, 4 deputetë dhe PDSH-ja 1 deputetë.
Moti sot në Shqipëri
Institucioni i Avokatit të Popullit diskuton sot për shëndet...
Moti sot i vranët dhe intervale me diell
Sot mbahet mbledhja e përbashkët e Qeverisë së Kosovës dhe M...
Vazhdon procesi gjyqësor ndaj ish-krerëve të UÇK-së
Sara dhuron spektakël, realizon vallëzim si dënim nga Xuxi