Google ADS

COVID-19, në Spitalin e Pejës nëntë pacientë në gjendje të rëndë

08:59 | 24 Korrik 2020
Arbresh.info

Numri i pacientëve me COVID-19 të shtrirë në spitalet regjionale është mjaft i lartë. Vetëm në Spitalin e Përgjithshëm të Pejës, janë duke u trajtuar 70 pacientë.

Prej tyre 29 pacientë janë në Oksigjeno terapi, 9 pacientë janë në gjendje më të rëndë, ndërsa pacientet e tjerë janë në gjendje më stabile.

Nga personeli i Spitalit 5 Mjek, 11 Infermierë dhe 3 punëtor të shërbimit teknik janë të infektuar me COVID-19.

Gjatë 24 orëve të fundit në Spitalin e Përgjithshëm në Pejë,163 pacientë kanë marrë trajtim emergjent shëndetësorë.

Nga këta 24 pacientë janë shtrirë për trajtim të mëtutjeshëm.

“Kanë qenë 5 lindje, 3 normale dhe 2 me prerje cezariane. Kanë lindur 5 foshnje 3 të gjinisë mashkullore dhe 2 të gjinisë femërore.

Gjatë 24 orëve të fundit në Spitalin e Përgjithshëm në Pejë janë̈ kryer 7 operacione, ndërsa 172 pacientë kanë kryer analiza, që në total kanë bërë 2,360 analiza”, thuhet në njoftim.

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme