Hoxhaj thotë se Hoti ka shkelur Deklaratën e Pavarësisë së Kosovës

01:30 | 24 Korrik 2020
Trina Galanxhi

Nënkryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Enver Hoxhaj, ka thënë se suspendimi i politikës së jashtme të Kosovës është shkelje e deklaratës së Pavarësisë.

Ai e ka kritikuar Qeverinë Hoti për mungesë të strategjisë dhe mungesë të koordinimit në raport me dialogun me Serbinë.

“Duhet ta kesh një dokument i cili ka qartësi se cilat tema ngriten, e cilat jo. Nuk ka platformë, nuk ka strategji dhe pasojat janë rikthimi i çështjes së të zhvendosurve që ishte mbyllur në vitin 2005”.

“Kemi parë Qeverinë Kurti e cila e hoqi taksën, kemi parë Qeverinë Hoti që e hoqi masën e reciprocitetit me idenë se do të mbahet një takim në Uashington – kjo nuk ndodhi”, tha ai ne Klan Kosova

“Kosova u zotua se nuk do të kërkojë më njohje të reja, nuk do të kërkojë anëtarësim në organizatat ndërkombëtare  – do ta suspendojë politikën e jashtme dhe unë si deputet nuk e di se cili është raporti i Kosovës me këtë temë”.

“Ne e kemi ngritur zëshëm këtë temë në Kuvend me që unë e shoh si suspendim i politikës së jashtme të Kosovës – si shkelje e deklaratës së Pavarësisë – ku thuhet se duhet të angazhohemi për anëtarësim në organizatat ndërkombëtare”.

“Po, e kam thënë në Kuvend para se të merr rrugë dhe të shkojë në Uashington”.

“Takimi në Bruksel, ne nuk e dimë se cilat janë zotimet e Kosovës në një proces të tillë. Është një situatë që vendi asnjëherë nuk e ka pasur në fushën e politikës së jashtme dhe kam frikë se një gjë të tillë mund ta kemi edhe në fushën e ekonomisë”.

 

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme