Numri i të vdekurve nga koronavirusi i ri (COVID-19) në Francë ka shkuar në 30.182, transmeton Anadolu Agency (AA).
Në 24 orët e fundit, në Francë janë regjistruar 1.062 të infektuar, me çka numri i përgjithshëm i rasteve është rritur në 210.972, njoftoi Instituti i Shëndetit Publik.
Aktualisht, 5.957 persona po trajtohen në spitale, prej të cilëve 436 gjenden në kujdes intensiv.
Numri i pacientëve në njësitë e kujdesit intensiv ka vazhduar të bie për të 106-tën ditë radhazi.
Numri i të shëruarve në Francë ka shkuar në 80.472.
Në 24 orët e kaluara, në vend janë regjistruar 10 vdekje.
Dhjetra të vrarë nga sulmet izraelite në Gazë dhe Liban
Asociacioni “do të jetë” kusht edhe për BE, thotë Guerot
Kryediplomati i ardhshëm amerikan, Marco Rubio dhe politika ...
Haradinaj: Anëtarësimi direkt në NATO është domosdoshmëri pë...
Reagon Ana përmes një postimi pas daljes nga “Big Brother”
Ellek: Pres që Lista Serbe të marrë pjesë në zgjedhje