Një avion pasagjerësh i kompanisë iraniane Mahan Air që po udhëtonte për në Bejrut nga Teherani është interceptuar dhe ngacmuar nga dy aeroplanë luftarakë izraelitë në hapësirën ajrore siriane, raportuan mediat iraniane, transmeton Anadolu Agency (AA).
Avioni ishte duke fluturuar afër kufirit të Sirisë me Libanin dhe aeroplanët luftarakë i janë “afruar me rrezik”, duke e detyruar pilotin të bëjë ulje të shpejtë të lartësisë së fluturimit për të shmangur përplasjen, thanë mediat e Iranit.
Një numër i pasagjerëve janë lënduar pasi piloti ka ulur përnjëherë lartësinë dhe ka lëvizur me shpejtësi për të bërë ulje emergjente në Bejrut.
Video të aeroplanit iranian duke bërë ulje të përnjëhershme qarkulluan në mediat sociale.
Një gazetar iranian që punon për televizionin shtetëror i cili ishte brenda aeroplanit gjithashtu ka bërë një video.
Në një lajm nga agjencia gjysmëzyrtare e lajmeve Tasnim thuhet se aeroplanët që interceptuan avionin iranian mund të jenë F-15 të Forcës Ajrore Izraelite.
Aktivisti dhe studiuesi iranian Hamidreza Gholamzadeh e ka cilësuar manovrën si “një shkelje të papranueshme të ligjit, sovranitetit të Sirisë dhe njerëzimit”.
Burime brenda qeverisë iraniane kanë thanë se Irani “do t’i përgjigjet fuqishëm provokimit”.
Aliu: Mbi 16 milionë euro për zgjerimin e rrugës në hyrje të...
Sot shorti i Ligës së Kombeve: Me kë do t’i bie Kosovës?
Hamza në Rahovec: Jemi adresa e zhvillimit të bujqësisë, eko...
“Kobra”: Në natën kritike, rreth 30 persona ishin lënduar, j...
Biden zhvlerësoi urdhrin e Gjykatës Ndërkombëtare për arrest...
Vrasja te lokali “Kobra City”, Babai i viktimës: Më ka ik fë...