Kapiteni i PSG-së, Thiago Silva, pritet të largohet në verë nga skuadra kampione e Francës.
Brazilianit nuk iu ofrua një rinovim kontrate nga ana e drejtuesve, prandaj dhe shtatlarti do të largohet nga skuadra franceze.
Mbrojtësi foli nga konferenca për shtyp para ndeshjes kundër Saint-Etienne dhe konfirmoi se nuk ishte dëshira e tij që të largohej nga skuadra kampione, por ishin drejtuesit që nuk i ofruan rinovim.
“Është një moment special. Tifozët më pyesin nëse mund të qëndroj, por nuk është vendimi im dhe tani nuk është koha për të folur për diçka të tillë.
“Do të flas më vonë. Është e vërtetë që nuk dua të largohem, por vendimi është marrë dhe do e respektoj deri në fund. Mendoj se trajneri do që të qëndroj. Kam kaluar shumë mirë me të. Nuk ka një vendim për ndryshim planesh, Leonardo foli në shtyp”, tha Thiago Silva.
20 arrestime dhe sekuestrim i 120 mijë eurove, operacion i p...
Qeveria miraton Projektligjin për Inspektoratin e Arsimit
Qeveria shqiptare miraton bonusin e fundvitit, përfitojnë mb...
Arben Krasniqi, emërohet sekretar i përgjithshëm në zyrën e ...
Biden kërkon 24 miliardë dollarë të tjera për Ukrainën dhe “...
Kadetët e FSK-së përfundojnë marshimin 12.8 kilometra