Deputetja e LDK-së, Besa Gaxherri iu ka bërë thirrje qytetarëve që t’i respektojnë të gjitha rekomandimet e institucioneve shëndetësore, në mënyrë që të mbrohemi nga pandemia, Covid – 19.
Tutje, ajo ka folur edhe për gjendjen e të parit të partisë së saj, Isa Mustafa, i cili ditë më parë rezultoi pozitiv me këtë virus.
“Fatbardhësisht, gjendja e kryetarit Mustafa është e mirë. Që nga koha kur ka rezultuar pozitiv, nuk ka pasur shqetësime të mëdha”, tha deputetja në Frontal.
Ndërkohë, Gaxherri ka folur edhe për komentet negative nga disa individë, që kishin të bënin me shëndetin e kryetarit të LDK-së.
“S’kam koment, kryesisht këto gjëra i bëjnë grupet e organizuara, kryesisht janë militantë të ndonjë subjekti. Nuk mundem me ditë kush janë saktë, janë grupe të caktuara, sepse vetëdija qytetarë nuk është aq e ultë. Dikush po tenton t’i kthejë në gogolë politikanët në Kosovë”, tha Gaxherri./GazetaExpress/
Zhduket një grua në Podujevë
Rrahen mes vete shtatë persona në Lipjan, dy përfundojnë në ...
Kina dislokon forca ajrore e detare, pasi SHBA-ja dërgoi një...
U kapën duke kontrabanduar municion nga Serbia,
Mbi 1 mijë e 898 tiketa trafiku të shqiptuara brenda 24 orëv...
Osmani në Kolumbi, ndan thirrje për eliminimin e dhunës ndaj...