Google ADS

Ministri Kuçi tregon alternativat për të shpëtuar falimentimin e Telkomit

17:25 | 23 Korrik 2020
L G

Ministri i Ekonomisë dhe Ambientit, Blerim Kuçi, thotë se urgjentisht duhet të caktohet Bordi i ri i Përkohshëm i Telekomit.

“Tash jemi në një situatë kur duhet të veprojmë menjëherë. Së pari duhet të caktojmë Bordin e ri të Përkohshëm të Telekomit, përderisa konkursi është i hapur për përzgjedhjen e Bordit të Rregullt të Telekomit”, tha ministri Kuçi.

Ai në seancën plenare të Kuvendit të Kosovës ka treguar edhe hapat që do të merren për të ç’ bllokuar llogaritë e Telekomit.

“Më pas ne i kemi shqyrtu disa alternativa që unë po i propozoj për të proceduar tutje, pasi na duhet të ç ‘bllokohen llogaritë. Alternativat e shqyrtuara deri më tani janë:1.Marrëveshje për shlyerjen e detyrimit;2.Të subvencionohet Telekomi për të kaluar gjendjen ekzistuese 3.  redi Telekomit për të kryer borxhin dhe më pas ata ta kenë përgjegjësi kthimin e kredisë;4.Të huazojmë mjete nga Qeveria në llogari të Telekomit, mirëpo mjete të cilat duhet të kthehen në Qeveri në një periudhë që caktohet më pas;5.T’i jepet kredi afatgjate Telekomit në kuadër të Masave të Pandemisë si dhe Të shqyrtohet privatizimi i pjesshëm i Telekomit”, u shpreh ministri Kuci./arbresh.info

Të ngjashme