Leroy Sane ka afruar edhe më shumë Kai Havertz me Chelsea.
Tash e disa javë, skuadra e Chelsea lidhet me transferimin e mundshëm të Kai Havertz, yllit të Bayer Leverkusen.
Mesfushori gjerman ka tërhequr vëmendje të madhe me paraqitjet e tij gjatë këtij sezoni, duke bërë që shumë skuadra të vihen pas tij.
Në situatën aktuale, duket se vetëm Chelsea mund të përballojë koston e tij, dhe së fundmi edhe Leroy Sane ka thënë fjalë që e afrojnë Havertz me ‘Blutë’.
“Dy gjermanë, me Timo Werner dhe Kai Havertz, në një vit – kjo është tejet arritje nga Chelsea”, ka thënë Sane, transmeton lajmi.net.
“Nuk ka dyshim se ka zhvillim të mirë të gjeneratave të reja në Gjermani”, tha mes tjerash anësori i Bayern.
Sane luante me Manchester City deri këtë sezon, por ai vendosi të lë Premierligën për të kaluar te Bayern Munich, ku do të luajë nga sezoni tjetër.
Superliga rikthehet sot me dy superduele
Poker dhe baste sportive online, 29 të arrestuar në Tiranë
A do të arrestohej Benjamin Netanyahu në Gjermani?
Aksident me fatalitet në Suharekë, vdes një person e lëndohe...
Vidhet një pistoletë me 40 fishekë në Prizren
Policia jep detaje rreth protestës së kompanisë “Pastrimi” p...