Dua artistja e parë shqiptare që nominohet për çmimin prestigjioz ‘Mercury Prize’

16:34 | 23 Korrik 2020
A. B.

Ylli kosovar me famë botërore, Dua Lipa është tejet e përfolur nga shtypi rozë.

E sukseset e saj nuk kanë të ndalur, pasiqë së fundi është nominuar për çmimin “Mercury Prize”, shkruan portali arbresh.info

Për këtë çmim, këngëtarja garon bashkë me emra të njohur si Stormyz, Laura Marling dhe Michael Kiwanuka.

Dua njëherësh bëhet artistja e parë shqiptare që nominohet për këtë çmim dhe u nominua me albumin “Future Nostalgia”.

Ky çmim jepet për albumin më të mirë në Mbretërinë e Bashkuar, ndërsa këngëtarja ndihet e emocionuar që është nominuar.


“Jam e nderuar që Future Nostalgia ka hyrë në listë për Mercury Prize”, ka shkruar Dua Lipa.

Kujtojmë se, këngëtarja shqiptare me famë botërore, Dua Lipa, ka qenë shumë e përfolur ditëve të fundit.

Një postim i bërë në rrjetin social Instagram, ku shfaqej flamuri autokton dhe deshifrimi i fjalës, bëri që artistja të komentohej mbarë botërisht për patriotizmin e saj. / arbresh.info/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme