Serbia do të marrë listën më të gjatë të furnizimeve mjekësore përmes traktatit përkatës me Turqinë, të nënshkruar më 2 korrik. Pajisjet do të përdoren për spitalin shtetëror në qytetin jugperëndimor të Novi Pazarit.
Turqia do të dërgojë ndihma mjekësore në Serbi, Algjeri dhe Paraguaj nën marrëveshje dypalëshe të nënshkruar me këto vende.
Sipas njoftimeve të botuara në “Gazetën Zyrtare” të Turqisë, Serbia do të marrë listën më të gjatë të furnizimeve mjekësore përmes traktatit përkatës me Turqinë, të nënshkruar më 2 korrik. Pajisjet do të përdoren për spitalin shtetëror në qytetin jugperëndimor të Novi Pazarit.
Në kuadër të marrëveshjes, Turqia do të dhurojë pajisje mjekësore, përfshirë tri pajisje të ventilimit me rrjedhë të lartë, pesë monitorues të pacientëve, 30 instrumente për matjen e shkallës qendrore të oksigjenit, pesë pajisje EKG me 12 kanale, 20 pompa infuzionesh, dy defibrilatorë, dy pajisje PCR, pesë ventilatorë, një pajisje për ndërhyrje kirurgjikale, një aparat fotografik me rreze X, 10 mijë komplete për diagnostikim, 30 mijë maska N95, 2.675 maska N149, 5 mijë palë veshje mbrojtëse, 230 mijë maska kirurgjikale, 10 mijë litra dezinfektues, 10 pajisje UV dhe 2 mijë vizore.
Në ndihmën mjekësore do të përfshihen edhe ilaçet me 10 mijë kuti hidroksilklorine, të përdorura për trajtimin e koronavirusit dhe 10 mijë kuti Tamiflu, 40 mijë doreza dhe 10 mijë syza mbrojtëse po ashtu do të dhurohen në Serbi si pjesë e marrëveshjes një “gjest miqësor dhe vullnet i mirë”.
Veçmas, marrëveshja e Turqisë me Paraguajin, e nënshkruar më 6 maj në kryeqytetin turk Ankara, përfshin 50 mijë pantollona të gjera mbrojtëse, 30 mijë maska N95, 100 mijë maska kirurgjikale, 2 mijë syze mbrojtëse, 50 mijë palë mbathje për t’i përdorur mbi këpucë dhe 40 mijë palë doreza.
Ndihma do të përdoret për shërbimet shëndetësore parësore në Paraguaj.
Turqia, në një marrëveshje tjetër, po ashtu në Algjeri do të dhurojë 25 mijë ventilatorë, 50 mijë maska kirurgjikale, 25 mijë palë veshje mbrojtëse, 50 mijë maska N95, 30 mijë komplete diagnostikuese PCR dhe 2 pajisje PCR.
Dy vendet nënshkruan marrëveshjen më 30 qershor.
Turqia ka dërguar ndihmë mjekësore në rreth 140 vende për të ndihmuar në luftimin e pandemisë së koronavirusit.
Që nga shfaqja për herë të parë dhjetorin e kaluar në Kinë, koronavirusi është përhapur në mbarë botën, ndërsa SHBA, Brazili, India dhe Rusia aktualisht janë vendet më të prekura.
Sipas Universitetit “Johns Hopkins” me qendër në SHBA, si pasojë e pandemisë mbi 623 mijë njerëz e kanë humbur jetën në të gjithë botën nga mbi 15.2 milionë raste të konfirmuara me këtë virus.
Numri i të shëruarve deri më tani ka tejkaluar shifrën 8.6 milionë./AA/
Moti i keq me reshje shiu në Shqipëri, apel shoferëve për ku...
Tërmet në Gjirokastër
Putin paralajmëron se Rusia do të vazhdojë të testojë raketë...
Shqiptarët në Maqedoninë e Veriut shënojnë Ditën e Alfabetit
Aksident me fatalitet në Krushë të Madhe, vdes një këmbësor
Reagon për herë të parë Diana pas largimit nga Big Brother V...