Presidenti i Ballkanit: Gara e vërtetë sapo ka filluar

15:01 | 23 Korrik 2020
Arbresh Info

Presidenti i FC Ballkanit, Arsim Kabashi ka kërkuar falje nga tifozët që nuk arritën ta fitojë titullin e Superligës së Kosovës.

Dje Drita u shpall kampione e Kosovës, pasi pozita e dytë dhe e tretë që i takojnë Gjilanit dhe Ballkanit barazuan, shkruan portali arbresh.info.

Kabashi në Facebook iu ka kërkuar tifozëve falje për titullin, por synojnë Evropën përmes Kupës së Kosovës.

“Të dashur qytetar të mirë të Vendëlindjes sime Suharekës , të dashur tifoz të klubit tonë,

Ne ju zhgënjyem në fund për të sjellur titullin e parë në historine e klubit, ishim më të motivuar se gjithcka, u munduam me të gjitha forcat, dham gjithcka nga vetja,por ishte e shkruar kështu nga Zoti i madhërishem ?,

Për mua si udhëheqës i klubit tani më ska rëndësi a do e sigurojm Europen apo do të jemi fitues të Digitalb Kupës së Kosovës, do të fokusohemi në kampionatin e ardhshëm, TANI ka filluar gara e vërtetë për FC Ballkanin,

Krenar dhe mirnjohës për punen e palodhëshme të super trainerit Munishi dhe stafit të tij, krenar dhe falenderues për gladiatorët tanë që dhan gjithcka nga vetja për një triumf të vërtetë ?,

Në këtë postim dua ti uroj titullin e championit presidentit të Dritës z.Valon Murselit dhe FC Drita-s, urojmë të na bëni krenar shtetin tonë në garat Europiane ?

Miq dhe dashamir faleminderit nga zemra për të gjitha këto thirrje dhe lëvdata,

Mirupafshim në sezonin e ri 2020/2021″, ka shkruar ai.

https://www.facebook.com/photo.php?fbid=2698703780233294&set=a.112799352157096&type=3&theater

Ballkani në finale të Kupës së Kosovës do përballet me FC Prishtinën./arbresh.info.

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme