Google ADS

Apostolova përshëndet miratimin e marrëveshjeve ndërkombëtare

13:46 | 23 Korrik 2020
Arbresh.info

Në Kuvendin e Kosovës janë miratuar pesë marrëveshje ndërkombëtare.

Këtë e ka mirëpritur shefja në largim e Zyrës së BE-së në Kosovë, Nataliya Apostolova, transmeton portali arbresh.info.

“Mirëpres ratifikimin e sotëm të Asamblesë së Kosovës të marrëveshjeve që mundësojnë pjesëmarrjen e Kosovës në programet e BE Fiskis 2020 dhe Doganën 2020. Pjesëmarrja në këto programe do të lejojë që administratat tatimore dhe doganore të Kosovës të përmirësojnë dhe modernizojnë funksionet e tyre, të forcojnë bashkëpunimin dhe të shkëmbejnë ekspertizën me autoritetet në të gjithë shtetet anëtare të BE-së dhe më gjerë”, tha Apostolova./arbresh.info/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme