Dallku ‘thumbon’ Dritën: Nuk e ka merituar titullin, Prishtina e Ballkani kanë luajtur më bukur

12:39 | 23 Korrik 2020
Arbresh Info

Trajneri i FC Prishtinës, Armend Dallku beson se skuadra e Dritës nuk e ka merituar titullin e Superligës së Kosovës.

Me barazimin e Gjilanit ndaj Prishtinës, Drita dje u shpall kampion i Kosovës dhe do jetë pjesëmarrëse në Ligën e Kampionëve.

Mirëpo, Dallku për arbresh.info, tha se Drita nuk e ka merituar titullin e Kosovës, ngase brenda fushës Prishtina dhe Ballkani ka luajtur futboll shumë më të bukur.

“Nëse ishte luajtur brenda fushës nuk e ka merituar, definitivisht sepse ka pasur ekipe si Ballkani dhe Prishtina që kanë luajtur futboll më të bukur, kështu që mendoj se nëse Prishtina ish shpall kampion, kuptimisht edhe Ballkani nuk do ishte çudi”, u shpreh fillimisht ai.

Tutje, Dallku theksoi se ndeshjet e “Bardhëkaltërve” ishin të vështira, ngase u përballen me skuadra të mira radhazi.

“Mirëpo, u shpall se kush u shpall edhe atëherë na i urojmë sepse i kemi paralajmëruar që nëse luhet futbolli i pastër atëherë ne do e luajmë futbollin më të mirë. Këtë herë na kanë eliminuar nëse i referohen ndeshjen me Llapin, ndeshjen me Gjilanin që ishin rresht për neve, kështu që nuk e mendoj që është titull i merituar sa i përket lojës së futbollit”, deklaroi ai.

Prishtina momentalisht renditët në pozitën e katër me 62 pikë, kurse në ndeshjen e ardhshme do udhëtojë të Trepça ’89./E.Bytyqi /arbresh.info.

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme