Deputeti i LDK-së kërkon zgjatje të orarit të punës së kafiterive deri në 23:00

12:09 | 23 Korrik 2020
Arbresh.info

Deputeti i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Ilir Tasholli ka kërkuar ndryshim të masave për sektorin e gastronomisë.

Ai ka kërkuar që orari të zgjatet deri në orën 23:00, shkruan arbresh.info.
Tasholli gjithashtu ka thënë se shkurtimi I orarit të punës për gastronominë po lë shumë punëtorë pa punë.

“Puna deri në orën 21:00 është e pamjaftueshme për ta, punëtorët janë duke u larguar nga puna e kjo po shkakton vështirësi të shtuar duke e rritur numrin e të papunëve. Kërkoj që të shtohet orari deri në orën 23:00 dhe të mundësohen edhe lehtësi të tjera”, ka thënë ai.

Gjithashtu Tasholli ka shtuar se po thellohet kriza në këtë sektor.

“Duke qenë të vetëdijshëm për gjendjen në të cilën jemi, por edhe krizën ekonomike e cila po thellohet vlerësoj se për zbutjen e krizës duhet të rishikohen masat kufizuese për disa sektor të ekonomisë, me theks të veçantë të gastronomisë që përbënë edhe sektorin e turizmit”, ka shtuar ai.

Ndryshe, ndryshim të masave për sektorin e gastronomisë ditë më parë kanë kërkuar edhe përfaqësuesit e këtij sektori.

Kryetari i Shoqatës së Gastronomëve, Petrit Kllokoqi në një konferencë për medie ka kërkuar nga Qeveria e Kosovës të ndihmoj këtë sektor.

Sipas tij gastronomet duhet të ndihmohen me subvencionim të pagave të punëtorëve, pagesën e qirasë dhe shtyrje të afatit të pagesës së kredive, shkuan arbresh.info.

“Ne jemi duke punuar me 10 deri 15% të qarkullimit ndërsa i kemi të pranishme të gjitha shpenzimet. Shpenzimet e qirasë, të punëtoreve, kredive e të tjera. Ne jemi në prag të falimentimit, ka shumë që i kanë mbyll bizneset prandaj po kërkojmë lehtësim financiar, po kërkojmë subvencionim të pagave, ndihmë në pagesë të qirave për 50%, kërkojmë shlyerje të kredive së paku për 3 muaj dhe ulje të TVSH-së”, ka thënë ai.

Gjithashtu në shenjë pakënaqësie për masat e kufizimit ata kanë paralajmëruar dorëzim të çelësave të kafiterive para ndërtesës së Qeverisë së Kosovës më 27 korrik në orën 12:00 duke mbyllur të gjithë sektorin e gastronomisë./arbresh.info/

Po punojnë me humbje, gastronomët kërkojnë subvencionim prej shtetit

Më 27 korrik gastronomët i “dorëzojnë” çelësat Qeverisë

 

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme