Drita dhe Ballkani kanë zhvilluar ndeshje të mirë, por skuadra e “Xhebrailave” e ka merituar më shumë.
Kështu tha trajneri i Llapi-t, Tahir Batatina në një prononcim për arbresh.info.
Sipas teknikut llapjan, Ballkani e ka merituar më shumë, mirëpo edhe skuadra e “Intelektualëve” ka zhvilluar ndeshje të mirë.
“Nëse shohim ecurinë e kampionatit edhe Drita edhe Ballkani e kanë merituar, por mendoj që Ballkani e ka merituar më shumë. Sidoqoftë, se cila skuadër është bërë kampion e kanë merituar sepse si Drita ashtu edhe Ballkani kanë treguar ndeshje të mira në këtë kampionat”, deklaroi ai.
Llapi këtë sezon e ka siguruar mbetjen në Superligë, ngase renditët në pozitën e pestë me 44 pikë të tubuara, kurse në xhiron e fundit do përballet me Vushtrrinë./E.Bytyqi /arbresh.info.
T’i mbijetosh dimrit me vitaminën D
Tiranë/ Policia operacion kundër lojërave të fatit, kapen di...
OKB: Viti 2024 më vdekjeprurësi për punonjësit e ndihmave hu...
Deklaratat befasuese të Oltës dhe Milaimit rreth afërsisë me...
KEK-u deklaron se performanca e këtij viti është dukshëm më ...
Sara apo Edi: Cili nga këta dy banorë e ngjalli Drilonin në ...