Prokurori i Shtetit ka njoftuar se gjatë 24 orëve të fundit nga prokuroritë themelore janë ngritur pesë (5) aktakuza, kundër tetë (8) personave, transmeton arbresh.info.
Gjithashtu, me urdhër të Prokurorit të Shtetit, janë ndaluar pesë (5) persona të dyshuar, janë paraqitur katër (4) kërkesa për caktimin e masës së paraburgimit, kundër pesë (5) personave të dyshuar dhe dy (2) kërkesa për ekzaminim psikiatrikpër dy (2) persona.
Po ashtu, nga Prokuroria Themelore në Mitrovicë është paraqitur një (1) kërkesë për sekuestrim të përkohshëm të një (1)veture, për shkak të dyshimit të veprës penale ‘’Falsifikimi i dokumenteve’’.
Prokuroria Themelore në Prishtinë, gjatë 24 orëve të fundit, me urdhër të prokurorit kujdestar ka ndaluar katër (4) persona të dyshuar, ka paraqitur tri (3) kërkesa për caktimin e masës së paraburgimit për tre (3) persona të dyshuar, dy (2) kërkesa për ekzaminim psikiatrik për dy (2) persona, si dhe ka ngritur dy (2) aktakuza, kundër tre (3) personave për vepra të ndryshme penale.
Prokuroria Themelore në Prizren, gjatë 24 orëve të fundit, me urdhër të prokurorit kujdestar ka ndaluar një (1) person të dyshuar, në kohëzgjatje prej 48 orëve.
Prokuroria Themelore në Gjilan, gjatë 24 orëve të fundit, ka ngritur një (1) aktakuzë, kundër një (1) personi.
Prokuroria Themelore në Mitrovicë, ka bërë një (1) kërkesë për sekuestrim të përkohshëm, për shkak të veprës penale
”Falsifikimi i dokumenteve”.
Prokuroria Themelore në Ferizaj, gjatë 24 orëve të fundit, ka paraqitur një (1) kërkesë për caktimin e masës së paraburgimit,
kundër dy (2) personave të pandehur dhe ka ngritur dy (2) aktakuza, kundër katër (4) personave për vepra të ndryshme penale./arbresh.info/
Kryeministri australian e pranon me krenari: Jam shqiptar, k...
Izraeli dhe Hezbollahu arrijnë marrëveshje për armëpushim
Gola me bollëk pas pjesës së parë në ndeshjet e Ligës së Kam...
Banorët e Fushë Kosovës nesër do mbesin pa furnizim me ujë t...
Kurti nesër merr pjesë në manifestimin “Dita e Forcës ...
Shpërthim në Prishtinë, lëndohet një person