Kryetari i Këshillit Kombëtar të Nismës Socialdemokrate e ish-kreu i Kuvendit, Jakup Krasniqi është infektuar me koronavirus.
Këtë e ka bërë të ditur kryetar i Nismës Socialdemokrate, Fatmir Limaj përmes një postimi në facebook, shkruan arbresh.info.
Ai i ka uruar shërim të shpejt Krasniqit.
Gjithashtu i pari i NISMA-së ka bërë thirrje për respektim të rekomandimëve të institucionëve shëndetësore.
“I uroj shërim të shpejtë mikut dhe bashkëpuntorit tim, Jakup Krasniqi pas infektimit me COVID-19.
Uroj që kryetari i Këshillit Kombëtar të Nismës do ta kaloj me sukses këtë sifdë shëndetësore dhe t’i kthehet sa më parë aktiviteteve tona të përbashkëta politike.
Iu bëj thirrje edhe një herë qytetarëve të Kosovës që të respektojnë në përpikëri rekomandimet e institucioneve shëndetësore, të përdorin masat mbrojtëse nga ky virus, sepse vetëm kjo është rruga më e mirë për ta ruajtur shëndetin tuaj dhe të tjerëve”, ka shkruar limaj./arbresh.info/
Liverpooli merr një lajm të mirë para ndeshjes me Real Madri...
Hamza fton bashkatdhetarët të investojnë në Kosovë: Së bashk...
Kevini flet me banorët për debatin me Xuxin
Gjermanisë i nevojiten rreth 288.000 punonjës të huaj deri n...
Vuçiq pyetet për rrezikun real të një lufte me Kosovën: Më k...
Dabiqaj “Ylli i Javës” në Superligën e Kosovës