Jan Oblak merr vendimin përfundimtar për të ardhmen

11:35 | 23 Korrik 2020
Arbresh Info

Manchester United dhe Chelsea janë tejet të interesuar për të transferuar portierin e Atletico Madrid-it, Jan Oblak, i cili është i hapur për kalimin në Premierë Ligë.

Oblak konsiderohet si ndër portierët më të mirë në botë, por është lodhur te skuadra spanjolle, transmeton portali arbresh.info.

Sipas Daily Mail, 27-vjeçari nuk është i lumtur me disa vendime të bëra nga drejtori sportiv Andrea Berta.

Problemi tjetër për sllovakun është që nuk janë duke arritur të ‘luftojnë’ me Real Madrid-in dhe Barcelonën në La Liga, kurse ai synon të fitojë sa më shumë trofe.

United e sheh Oblak si zëvendësuesi i David de Gea, ngase ky i fundit ka bërë disa gabime trashanike në kohën e fundit.

Ndërsa, Frank Lampard nuk ka besim te Kepa Arrizabalaga dhe përforcimi i pozitës së portierit është objektivi kryesor i “Bluve”.

Për ta kompletuar transferimin e Oblak, gjigantët anglez duhet të paguajnë klauzolën prej 120 milionë euro./arbresh.info.

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme