Google ADS

A do të zgjatet leja e punës për emigrantët nga Ballkani në Gjermani?

10:33 | 23 Korrik 2020
Arbresh.info

Leja speciale për punëtorët emigrantë nga vendet e Ballkanit Perëndimor pritet të zgjatet.

Sipas një projektligji të Ministrisë Federale të Punës e ashtuquajtura Rregullore për Ballkanin Perëndimor pritet të zgjatet deri në vitin 2023.

Në këtë mënyrë qytetarët e Shqipërisë, Bosnjës e Hercegovinës, Maqedonisë së Veriut, Malit të Zi, të Serbisë dhe të Kosovës kanë të drejtë të vijnë në Gjermani pavarësisht kualifikimit formal për punësim.

Çdo vit nga ky ligj mund të përfitojnë deri në 25 mijë vetë.

Qytetarët e këtyre vende kanë pasur të drejtë të merrnin vizë pune në Gjermani që nga janari i vitit 2016, madje edhe pa njohuri të gjermanishtes dhe pa kualifikim profesional. Kusht është që aplikanti të paraqesë kontratën e punës dhe miratimin nga Agjencia Federale e Punësimit.

Sipas një studimi të Institutit për Tregun e Punës dhe Kërkimit Profesional (IAB), 58 për qind e fuqisë punëtore nga Ballkani Perëndimor janë punësuar si specialistë ose ekspertë, kryesisht në industrinë e ndërtimit. /Deutsche Welle/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme