Reagon Hoti: Kosova ka Kryeministër, nuk lejohen ndërhyrje në autorizimet kushtetuese

10:19 | 23 Korrik 2020
Arbresh.info

Kryeministri i Kosovës, Avdullah Hoti ka reaguar pas deklarimeve të Ramush Haradinajt se nuk i beson partnerit lidhur me dialogun.

Hoti thotë se dialogu nuk ka alternativë dhe Kosova ka nisur dialogun për njohje reciproke, transmeton portali arbresh.info.

Tutje Kryeministri thotë se po i ushtron autorizimet kushtetuese pa lejuar ndërhyrje dhe në koordinim me agjendën shtetërore.

“Dialogu nuk ka alternativë. Por, dialogu teknik ka përfunduar. Tani Kosova ka nisur dialogun për njohje reciproke, dhe sot në Bruksel fillon draftimi i kësaj marrëveshje.

“Qasja refuzuese ndaj dialogut dhe ndaj miqve tanë në të kaluarën e afërt na ka izoluar. Shtëpia nuk mbahet pa miq.

“Kosova ka një Kryeministër që po i ushtron autorizimet kushtetuese pa lejuar asnjë ndërhyrje në ato autorizime, por duke e koordinuar agjendën e shtetërore të Kosovës me bartësit e institucioneve, me partnerët e koalicionit dhe me opozitën, si dhe duke e mbajtur plotësisht të informuar publikun e gjerë”, shkruan Hoti./arbresh.info/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme