Franca do të shpërndaj miliona maska të ripërdorshme për shtatë milionë njerëz të varfër.
“Deri në 40 milionë maska do të shpërndahen për qytetarët, pasi Franca nuk do të heq dorë nga ata persona që nuk kanë mundësi të sigurojnë maskë,” ka thënë Olivier Veran.
Një kompani për përpunimin e mishit të Portugali është mbyllur pasi 34 punëtorët e saj kanë rezultuar pozitiv me koronavirusi.
Qeveria e Italisë ka aprovuar një pako prej 25 bilionë euro për të forcuar ekonominë e vendit. Kjo është pako e tretë e hartuar nga qeveria e Conte për të ndihmuar ekonomin e Italisë.
Belgjika ka shënuar 91% rritje të numrit të të infektuarve brenda javës, kanë thënë zyrtarë nga Ministria e Shëndetësisë, por nuk parashihet që vendi të vendos masa të reja të kufizimit.
Spanja është duke përjetuar rritje të rasteve me koronavirus. Vetëm gjatë të mërkurës janë shënuar 730 raste pozitive, pothuajse dyfishi i rasteve që janë regjistruar javë më parë./arbresh.info/
“Edi, eja dashuria ime” – Gjesti me kunja ndaj Xhenetës
Fonseca insiston se Milani mund ta fitojë titullin kampion p...
Palestinezët e konsiderojnë moment historik urdhër arrestin ...
“Ose do bëhet multiplanetare, ose do zhduket”, paralajmërimi...
Çka i shkakton dhimbjet e kokës në mëngjes?
A Kane karbohidrate kartotat dhe barishtet jeshile?