Google ADS

Draftligji për rimëkëmbjen ekonomike hap rrugën për veprime institucionale në përkrahje të ekonomisë

09:23 | 23 Korrik 2020
Arbresh.info

Oda Ekonomike e Kosovës mirëpret miratimin e draftligjit për rimëkëmbjen ekonomike, nga Qeveria e Republikës të Kosovës. I njejti draftligj duhet të miratohet edhe nga Kuvendi i Republikës të Kosovës, në mënyrë që t’i hapet rruga implementimit të masave konkrete për rimëkëmbjen ekonomike. Komuniteti i biznesit kërkon veprime të shpejta të Parlamentit për miratimin e këtij ligji, miratimit të rishikimit të buxhetit në lexim të dytë, si dhe të marrëveshjeve ndërkombëtare, për të krijuar kushtet e plota ligjore dhe financiare për implementim të masavë për rimëkëmbjen ekonomike.

Rimëkëmbja ekonomike është proces i gjatë dhe kërkon bashkëpunim të gjithë akterëve për të harmonizuar një numër të madh të vendimeve dhe veprimeve, përfshirë marrëveshjet ndërkombëtare me efekt financiar, rritjen e borxhit publik, krijim të mundësive të reja për eksportin e produkteve kosovare, avancimin e bashkëpunimit rajonal, investimet në infrastrukurë, etj.

Masat konkrete të rimëkëkmbjes ekonomike duhet të të jenë efikase dhe të orientuara në përkrahjen e sektorëve me të goditur nga pandemia COVID-19.
Para se gjithash me prioritet janë masat që garantojnë qasje të favorshme në financa, masat që ndikojnë në rritje të kërkesës agregate dhe masat që ndikojnë në rritje të eksportit./arbresh.info/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme