Google ADS

Moti i ngrohtë në Maqedoninë e Veriut, temperatura deri në 37 gradë

08:06 | 23 Korrik 2020
Arbresh.info

Moti në mbarë vendin do të jetë me diell dhe i ngrohtë me vranësira të vogla deri mesatare lokale. Pasdite në rajonet malore do të ketë kushte për paraqitje të shiut afatshkurtër.

Do të fryjë erë e lehtë deri mesatare nga drejtimi veriperëndimor.

Temperatura e mëngjesit do të lëviz prej 12 deri 21, ndërsa ajo e ditës prej 29 deri 37 gradë.

Indeksi UV do të jetë 9.

Në Shkup moti do të jetë me diell dhe me vranësira të vogla deri mesatare. Temperatura e mëngjesit do të bie deri në 17, ndërsa ajo e ditës do të arrijë 35 gradë.

Të premten dhe të shtunën në orët e pasdites do të ketë zhvillim të vranësirave jostabile me shi të rrëmbyeshëm lokal, bubullima dhe erë të përforcuar. Në fillim të javës së ardhshme pritet mot me diell dhe shumë i ngrohtë.

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme