Google ADS

Marotta: Jemi në bisedime për të rinovuar kontratën me Sanchez-in dhe Martinez-in

08:15 | 23 Korrik 2020
Arbresh Info

Shefi i Inter-it, Giuseppe Marotta ka thënë se janë në negociata për t’ia rinovuar kontratën dy sulmuesve Alexis Sanchez dhe Lautaro Martinez.

Sanchez ka qenë në top formë që nga rikthimi i Seria A, mirëpo i skadon kontrata sapo të përfundojë sezoni italian, transmeton portali arbresh.info.

Kurse, argjentinasi që disa muaj kërkohej nga Barcelona, por gjiganti spanjoll refuzoi ta paguajë klauzolën.

Marotta ka thënë se janë në negociata për t’ia rinovuar kontratën dy lojtarëve, me saktësisht kilianit huazimin edhe për Evropa Ligë.

“Kemi disa kontakte me Manchester United për të kuptuar nëse mundemi t’ia rinovojmë kontratën Sanchez-it dhe ai të jetë në Evropa Ligë”.

“Jemi duke diskutuar rinovimin me disa lojtarë, mbi të gjitha për të rinjtë të cilët mund të punojnë ende dhe kjo e përfshin edhe Lautaro-n”.

“E bëjmë qetë, ka raportime të besimit. Është i lumtur që e mban këtë fanellë dhe ka mundësinë”, deklaroi ai.

Inter dje barazoi me Fiorentinën./arbresh.info.

Të ngjashme