Google ADS

Rritje rekorde e çmimi të arit dhe argjendit

23:11 | 22 Korrik 2020
Trina Galanxhi

Vlera e arit dhe e argjendit sot në mëngjes arriti nivelin më të lartë që prej vitit 2011 përkatësisht 2013.

Ari shitet për 1.860 dollarë për unca (oz, ℥), përderisa argjendi për 23 dollarë.

Çmimi i arit për dërgesë në gusht në bursën njujorkeze “Komeks” u rrit për 0,77 për qind dhe arriti 1.858,05 dollarë për (oz, ℥) , pasi që paraprakisht u ngrit në 1.866,75 dollarë, që është vlera më e lartë që prej 9 shtatorit të vitit 2011.

Përderisa argjendi për dërgesë në shtator shitet për 23,185 dollarë, që është çmim rekord prej 19 shtatorit të vitit 2013.

Sipas ekspertëve, rritja e çmimit të arit dhe argjendit është për shkak të rënies së vlerës së dollarit në krahasim me euron.

Dollari më i dobët çoi deri te rritja e çmimit të arit, që është më i lirë për investuesit të cilët tregtojnë me valuta të tjera./bw/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme