Kryetari i Nismës, Fatmir Limaj, ka thënë se nuk ka qenë i informuar për emërimin e Skënder Hysenit si koordinator për dialogun Kosovë-Serbi.
“S’kam qenë i informuar për koordinatorin, por është çështje e kabinetit. Pse e ka emëruar nuk e di”, është shprehur Limaj .
Tutje ai tha se është i rezervuar rreth kësaj çështje për shkak se nuk e di saktësisht pse është emëruar Hyseni koordinator për dialogun.
“Jam i rezervuar sepse nuk e di pse është emëruar”, shtoi Limaj në emisionin Pressing të T7.
Limaj gjithashtu thotë se për takimet me Serbinë janë dakorduar të gjithë partnerët e koalicionit.
“Video-samiti dhe vizita në Bruksel kanë qenë me pëlqimin e partive në koalicion.”
Megjithatë, Limaj thotë se ka vërejte për cfarë është biseduar.
“Nuk e kemi ditur se për cfarë është biseduar. Por për përgatitje po. Kemi pasur platformën e përbashkët. Nga temat që janë biseduar kemi vërejtjet tona si Nismë. Zoti Sherifi ka dërguar vërejtjet tona. Rreziku është që po kthehemi në një dialog teknik. Fatkeqësisht tri vjet kemi humbur dialog palidhje. Për teka individuale. Jemi për dialog por për tema vitale. Nuk duam më dialog për normalizim, por për njohje reciproke. Nëse Serbia nuk është e gatshme të negociojë për njohje, atëherë ne nuk jemi të interesuar. Atë ditë patëm problem me sjelljen e Vucic. Ai tha se jemi të interesuar të flasim për ekonomi, por jo për njohje. Cfarë ekonomie pa njohje”, thotë ai.
“Këtë e mbështesim ne. Nuk e mbështesim asnjë sjellje tjetër që vetëm e vazhdon lojën e Serbisë”, përfundon Limaj.
Njëmbëdhjetë persona të vrarë nga sulmet e Izraelit në Bejru...
Ushtarët e KFOR-it kryejnë patrullime në qytetin e Istogut
Veliaj inspekton terminalin veri-perëndimor: Investim i ri q...
“Është një ushtar, robot, kompjuter”, Conte me fjalë të mëdh...
Kryetari i LDK-së shpalos portretin e Xhemail Mustafës në pë...
Maqedonci dhe Jashari, po marrin pjesë në Forumin Ndërkombët...